KOK-u publikon listën e 31 shpresave olimpike (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK-u publikon listën e 31 shpresave olimpike (FOTO)

NULL NULL
nga Naim Selmani 02.03.2023 14:29

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes dhënies së bursave të ndryshme do të vazhdojë mbështetjen për sportistët.

Kësaj radhe, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka aprovuar listën e komisionit të sportit, për të çuar në 31 nga 25 sosh, numrin e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore direkt nga të hyrat e KOK-ut gjatë vitit 2023 transmeton klankosova.tv.

Bursistët iu takojnë 17 sporteve të ndryshme olimpike, ndërsa mbështetja për ta është në vlerë 150 euro në muaj.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, komisioni i sportit kishte bërë një tjetër përzgjedhje, prej 10 bursistëve, të cilët do të mbështeten direkt nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Në foto lista e plotë e bursistëve: