KOK shpërblen me nga 10 mijë euro kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova NULL NULL 02.09.2021 10:30 02.09.2021 10:30 Komiteti Olimpik i Kosoës ka njoftuar se kanë vendosur të shpërblejnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020 KOK ka bërë të ditur se të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro, përcjell Klankosova.tv. Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka. Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, do të shpërblehen me nga 500 euro. Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, po ashtu do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 3 orë më parë