KOK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të sportistit Leon Syla - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të sportistit Leon Syla

NULL NULL
30.03.2023 10:45
Leon Syla

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Syla për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të ri Leon Syla.

Leoni ishte futbollist i klubit të 2 Korriku, ndërsa ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet e KOK-ut të organizuara në shënimin e Ditës Olimpike, njofton Klan Kosova.

“Ikja e tij e hershme shkaku i sëmundjes që e përcolli për disa vite, preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm. Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak dhe disiplinën e shfaqur në klub dhe aktivitetet sportive”.

“Në emër të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, shokëve, klubit 2 Korriku, FFK-së, dhe gjithë afërmve të tij”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv