Lajmet e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja, ka folur për ecurinë e përgatitjeve dhe gjendjen brenda taborit të “Dardanëve” para përballjes së radhës kundër Izraelit.
Zabërgja theksoi se seancat stërvitore po shkojnë në mënyrë mjaft pozitive dhe se ekipi ndodhet në formë të mirë fizike, transmeton Klankosova.tv.
Stërvitja shkoi mjaft mirë sepse gjithë ekipi është në gjendje të mirë fizike, edhe atmosfera është e mirë dhe shpresojmë që ndeshjen e ardhshme të japim maksimumin", tha Zabërgja.
Më tej, ai u ndal te analiza e kundërshtarit, duke vlerësuar cilësitë e përfaqësueses së Izraelit dhe duke kërkuar qasje maksimale nga e gjithë skuadra.
Kemi analizuar ndeshjen e Izraelit, besoj që janë kundërshtar i fortë dhe duhet t'i qasemi ndeshjes 100% maksimalisht dhe në fund të arrijmë fitoren”, tha ai.
Në fund, futbollisti nënvizoi se ky duel është momenti i duhur për të lënë pas disfatën e kaluar dhe për t'u rikthyer te rezultatet pozitive.
Është koha që të reflektojmë nga ajo humbja ndaj Austrisë edhe me grupin që kemi, shpresojmë që do arrijmë fitoren.”