12:52, 22 Maj 2020

Periudha e transferimeve në Premier Ligë mund të mbetet e hapur deri në mars të vitit 2021.

Sipas Express, efektet financiare të krijuara nga bllokada e pandemisë kanë bërë që disa klube të mbështeten në shitjet e lojtarëve në mënyrë që të balancohen financiarisht, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mbajtja hapur e mundësisë së transferimeve deri në muajin janar tashmë vetëm se është kritikuar.

Por, dhënia e tre muajve shtesë po bëhet në mënyrë që të ndihmohen skuadrat në ruajtjen e stabilitetit financiar në afat të gjatë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë