Kodheli: Ushtria shqiptare në frontin e luftës ndaj ISIS - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kodheli: Ushtria shqiptare në frontin e luftës ndaj ISIS

NULL NULL
27/02/2017

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli ka prezantuar përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër ISIS.

Kodheli tha se ushtrinë shqiptare në frontin kundër xhihadistëve e ka kërkuar SHBA.

“Ligji i ri parashikon prezencë ushtarake në luftën kundër ISIS. Prezenca e trupave ushtarake është kërkuar nga SHBA”, u shpreh Kodheli.

Ajo tha poashtu se ushtarakët shqiptarë do vijojnë të jenë prezentë edhe në Afganistan.

“Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes”, u shpreh Kodheli, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.