Kocijançiq flet për bisedimet e Brukselit, komenton edhe deklaratën e Vuçiqit për Millosheviqin NULL NULL 10/09/2018 10/09/2018 Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq tha sot se nuk është një dështim nëse nuk ka marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës në 2019, siç tregohet në projekt-strategjinë për Ballkanin Perëndimor. “Për mua, arritja e një marrëveshjeje nuk është kurrë një dështim”,tha ajo. E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave. “BE po punon për një marrëveshje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e cila do të ishte realiste dhe e pranueshme për të dyja palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura “, shtoi Kocijançiq, transmeton Klan Kosova. Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë, më dinamike, por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme. Duke iu referuar fjalimit të dhënë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë i cili tha se “ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq ishte një udhëheqës i madh me qëllimet më të mira”, Kocijançiq nënvizoi se “nuk duhet lënë asnjë hapësirë për dykuptimësi apo lëvdata ndaj politikës dhe veprimeve të (ish-Presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë) Milosheviq”, duke shtuar se vendimet e gjykatat vendase dhe ndërkombëtare janë më se të qarta në këtë rast. “Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë të mundshme vetëm kur politika e së kaluarës të kapërcehet dhe të braktiset”, përfundoi ajo, transmeton Klan Kosova.
Kosova Begaj tregon pse s’pati takim me Abdixhikun: Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vëllanë 7 minuta më parë
Kosova Bashkimi Evropian zbulon agjendën për takimin Kurti-Vuçiq: Në fokus, marrëveshja për normalizim 8 minuta më parë