Koci: Paraburgimi për Albulena Haxhiun, masë shumë e ashpër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koci: Paraburgimi për Albulena Haxhiun, masë shumë e ashpër

NULL NULL
13/12/2015

Paraburgimi për deputeten Albulena Haxhiu është masë shumë e ashpër.

Kështu ka shkruar në Facebook avokati Arianti Koci, i cili shpjegon arsyet përse një masë e tillë është e tepruar, njofton Klan Kosova.

“Gjykatat në shtete demokratike, pa asnjë dilemë, ndaj nënave me fëmijë të vegjēl, aplikojnë një formë të diskriminimit pozitiv”, shkruan Koci, duke treguar hapat që do të ishin të preferuar për t’u ndërmarrë në këtë rast nga drejtësia.

“Në rastin e Albulenës, ka pasur bazë ligjore të aplikohet ndonjë masë më e butë, duke e pasur parasysh se gjatë vendosjes se cilën nga masat do ta zbatojë për të siguruar praninë e të pandehurit ( neni 173 i KPPK), gjykata detyrohet t’i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, dhe të sigurojë që mos të zbatojë masë më e të rëndë, kur mjafton masa më e butë”.

“Vet paraburgimi duhet të reduktohet në kohën sa më të shkurtër të mundshme ( neni 185/2 i KPPK)”.

“Gjykata e shkallës së parë, në rastin e deputetes Haxhiu ka konstatuar që:
– nuk ekziston rreziku i ikjes;
– nuk ka rrezik se do të asgjësoj, fshehë, ndryshojë ose falsifikoj provat e veprës së pretenduar penale;
– nuk ka rrezik se do ta pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë”.

“Mbetët rreziku real për përsëritjen e veprës penale, si kusht ligjor për caktimin e paraburgimit”.

“Ky kusht ligjor, sipas Gjykatës Supreme, në rastin e deputetes Donika Kada – Bujupi, (sipas propozimit tim), mund të evitohet me masën e arrestit shtëpiak”.

klankosova.tv