Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Knicks mposhtin Pacers dhe mbajnë gjallë shpresat për finalet e NBA-së

NULL NULL
30.05.2025 12:37
Foto: Getty Images

New York Knicks kanë mbajtur gjallë ëndrrën për të arritur në finalet e NBA-së, duke mposhtur Indiana Pacers me rezultatin 111-94 në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Jalen Brunson shkëlqeu me 32 pikë, ndërsa Karl-Anthony Towns, megjithë një dëmtim në gju, kontribuoi me 24 pikë dhe 13 kërcime, duke udhëhequr Knicks drejt një fitore vendimtare. Kjo ishte një fitore jetike për skuadrën e New York-ut, që tani e ngushton serinë në 3-2, ndërkohë që Indiana mbetet vetëm një fitore larg finales së konferencës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bennedict Mathurin u dallua për Pacers duke shënuar 23 pikë dhe duke kapur nëntë kërcime nga pankina, por ekipi i tij nuk arriti të mbante ritmin e Knicks. Tani Indiana do të ketë një tjetër mundësi për të mbyllur serinë në ndeshjen e gjashtë, që do të luhet të dielën në mëngjes, sipas kohës lokale.

Knicks kishin epërsi që në pjesën e parë, duke përfunduar me rezultatin 56-45. Në çerekun e tretë, diferenca u rrit në 17 pikë, 90-73, duke e vështirësuar rikthimin për Pacers.

Indiana u afrua deri në 12 pikë në fillim të çerekut të fundit, por Josh Hart dhe Mikal Bridges reaguan menjëherë me koshat e tyre, duke rikthyer epërsinë në 18 pikë.

Ylli i Pacers, Tyrese Haliburton, i cili kishte realizuar 30 pikë dhe 15 asistime në ndeshjen e katërt, këtë herë u ndal në vetëm tetë pikë dhe gjashtë asistime. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.