KMDLNj kërkon ekspertizë për Kumanovën NULL NULL 22.05.2015 11:02 22.05.2015 11:02 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka vlerësuar angazhimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup, si dhe zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore që kontribuan në përshpejtimin e procesit të identifikimit të nëntë trupave të të vrarëve të Kumanovës. Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon nga institucionet e Kosovës t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme në mënyrë që të bëhet një ekspertizë e re që do ta përcaktonte mënyrën dhe kohën e vrasjes së nëntë qytetarëve të Kosovës nga policia dhe ushtria maqedonase në Komanovë,aq më pare që për shkak të mos transparences së autoriteteve maqedonase ka dyshime të bazuara se disa prej të vrarëve mund të jenë ekzekutuar pasi janë arrestuar nga forcat maqedonase. Sipas KLMDNj-së, moslejimi i misionit monitorues për Institucionin e Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe organizatave për të drejtat e njeriut lë dyshime se personat e arrestuar nuk po trajtohen mirë dhe se ndaj tyre po ushtrohet dhunë për nxjerrje të dëshimive përmes detyrimit me forcë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë bën të ditur se i ka plotësuar të gjitha kërkesat e autoriteteve maqedonase por ende nuk ka leje për t’i vizituar qytetarët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në bugun e Shutkës në Shkup dhe është shumë i shqetësuar për trajtimin e tyre. Në të kundërtën, nuk ka asnjë arsye tjetër që të mos lejohet vizita monitoruese për të 19 të arrestuar, të gjithë qytetarë të Kosovës. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 47 minuta më parë