KMDLNJ dënon ashpër djegjen e xhamisë në Vërbovc të Drenasit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KMDLNJ dënon ashpër djegjen e xhamisë në Vërbovc të Drenasit

NULL NULL
20/04/2020

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër ndaj rastit të djegies së xhamisë në fshatin Vërbovc të Drenasit.

KMDLNJ në reagim thekson se sipas të dhënave të policisë i është vënë zjarri.

Tutje në reagim thuhet se dënohet ashpër kjo vepër këtë akt, duke kërkuar që kryesit të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Persona të paidentifikuar deri më tani , ditë më parë , sipas shënimeve të para të Policisë së Kosovës dhe
zyrtarëve të BIK-ut, dyshohet si i vënë flakën xhamisë në fshatin Vërbovc, komuna e Drenasit duke i
shkaktuar dëme të mëdha këtij objekti fetar dhe kulturor të vjetër afërsisht 500 vjeçar, Dëmet janë të
mëdha dhe kjo zjarrvënie ka shkaktuar indinjatë te besimtarët dhe qytetarët ku toleranca fetare ka qenë
shembull i mirë të respektimit të diversitetit fetar dhe kulturor.

KMDLNj e dënon ashpër këtë zjarrëvënie duke kërkuar nga organet e hetuesisë të bëjnë punën e tyre në
mënyrë që perosni /at përgjegjës të përballen me organet e drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
Për KMDLNj është shqetësuese se në kohën kur Kosova dhe bota po përballen me pandeminë të
shkaktuar nga COVID -19 , persona të papërgjegjshëm , duke e shfrytëzuar situatën po shkatërrojnë
objekte fetare si dhe varrezat në mënyrë që të nxitet një mosdurim në baza fetare. Kohë më parë u
dëmtuan varrezat e komunitetit Romë , Ashkali dhe Egjiptian në Rahovec dhe disa varreza në Viti kurse
zjarrëvënia , ende si dyshim i bazuar në xhaminë në Vërboc të Drenasit , në një mënyrë e krijon një
përshtypje se në Kosovë ka ndasi të mëdha dhe jotolerancë midis besimeve të ndryshme apo etnive dhe
komuniteteve të ndryshme.

KMDLNj këto raste i konsideron si raste të izoluara të cilat duhet të hetohen dënohen dhe gjykohen , si nga klasa politike , shoqëria civile , komunitetet kulturore dhe ato fetare kurse drejtësia , pas përfundimit të hetimeve dhe procedimit të provave e merr një qëndrim në përputhje me ligjin e që do të ndihmonte që këto raste të mos paragjykohen dhe interpretohen e që për pasojë do të kishte ndasi edhemë të thella ndërfetare dhe ndërnjerëzore !

KMDLNj kërkon nga autoritetet përgjegjëse kosovare që të ndajnë mjete financiare me të cilat do të mbuloheshin shpenzimet për varrezat e shkatërruara në Rahovec dhe Viti kurse për rastin e xhamisë në Vërboc , si objekt i vlerave fetare dhe kulturore , pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara duhet të ndahen mjetet për rindërtimin e saj duke ndërmarrë masa të sigurisë që ky akt i shëmtuar të mos përsëritet më !

Kosova është e njohur për tolerancën fetare , së paku deri më tani dhe ruajtjen e trashigimisë fetare dhe
kulturore prandaj e ka detyrim restaurimine xhamisë së Vërbocit dhe objekteve tjera të kultit kur do të
ketë nevojë!