Klubi i jep mbështetje të pakursyer futbollistit Erjon Morina NULL NULL 28.10.2024 10:35 28.10.2024 10:35 Futbollisti i Vushtrrisë Erjon Morina Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klubin e Futbollit Fc Vushtrria. Futbollisti Erjon Morina, kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve. Ky rast i ka shokuar të gjithë futbolldashësit anekënd Kosovës. Trajnerë, futbollistë dhe të tjerë po luten për shëndetin e tij, duke uruar që sa më parë t’i kthehet familjes dhe klubit. Ai gjendet i shtrirë në spital duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i klubit Shemsi Rrahimi. Rrahimi tha se klubi ofron mbështetjen e pakursyer për futbollistin. “Një ngjarje e rëndë na ka ndodhur. Futbollisti ynë gjendet i shtrirë në spital. Gjendja e tij nuk është e mirë. Familjarët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët”, tha Rrahimi për Klankosova.tv “Ne e kemi ofruar mbështetjen tonë të pakursyer për Erjonin. Çdo gjë që ka nevojë familja, qoftë edhe për shërim jashtë vendit”, tha ai. “Siç e thashë tash për tash gjendja e tij është e rëndë dhe mjekët nuk po guxojnë ta lëvizin nga spitali shkaku i gjendjes. Ne e lusim zotin që ai të bëhet mirë. Shpresojmë që ta kalojë këtë gjendje dhe t’i kthehet familjes”, tha i pari i FC Vushtrrisë transmeton Klankosova.tv Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Klinikën e Kardiokirurgjisë për të marrë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjonit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.