15:03, 27 Maj 2020

Klubet e futbollit nga Premier League kanë votuar këtë të mërkurë unanimisht për kthimin në stërvitje me kontakt.

Në një qëndrim të shkurtër pas një videokonference të të 20 klubeve, thuhet: “Skuadrave tash u lejohet që të stërviten në grupe por që kërkohet të shmanget kontakti i panevojshëm”.

“Prioritet i Premier League është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve. Protokolli strikt mjekësor do të zë vend për të siguruar stërvitje grupore dhe mjedis të sigurt për aq sa është e mundshme. Lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të testohen për Covid-19 dy herë në javë”

Javën e kaluar klubet angleze janë kthyer në stërvitje në grupe të vogla pa pasur kontakt dhe me protokoll strikt.

Konkurs Pune

Lexo më shumë