Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubet e notit sot protestojnë para MKRS-së

NULL NULL
20.02.2023 07:06

Klubet e Federatës së Notit të Kosovës do të protestojnë sot para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, siç thonë për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në shkatërrimin e Federatës së Notit të Kosovës, duke favorizuar grupe të interesit të përkrahura edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS.

“Përkundër kërkesës për takim injorimi total nga ministri Çeku dhe rekomandimi katastrofal i Komisionit për Licencim duke lënë jashtë klube me traditë shumë vjeçare dhe duke futur në lista klube që asnjëherë nuk ishin pjesë e Federatës, na detyron që të protestojmë dhe të kërkojmë drejtësi në sportin e notit”, thuhet në njoftim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.