Klosi merr detyrën si ministër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klosi merr detyrën si ministër

NULL NULL
01/06/2015
Blendi Klosi është prezantuar paraditen e sotme si ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila deri para pak javësh drejtohej nga Erjon Veliaj.

Kandidati për bashkinë e Tiranës dhe ishi-ministri Veliaj i dorëzoi sot stafetën kolegut të tij. Pasi prezantoi rezultatet e institucionit që ai drejtoi deri para pak kohësh, Veliaj theksoi se puna e mirë do të vijojë edhe në drejtimin e Klosit.

“Ministria është në një gjendje më të mirë se 24 vitet e fundit. Shumë prej institucioneve tona të kujdesit social sot kanë një standard më të lartë. Reforma e pensioneve ka marrë për mirë. Njerëzit marrin pensione më të larta dhe duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim. Transparenca e dosjeve është nevoja për një shoqëri me të mire”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij, Klosi tha se me marrjen e detyrës së re si fokus do të ketë punësimin e të rinjve.

Kjo ministri do të vazhdojë të ketë fokusin tek puna, jemi në një situatë emergjente për sa i përket nevojës për punë. Kjo ministri do vazhdojë të jetë në lidership për hapjen e vendeve të reja të punës. Do vazhdojë dhënia  e ndihmës për familjet në nevojë. Për arsimin profesional problematikë mbetet cilësia. Duhet të rritet cilësia dhe efektiviteti i të shkolluarve”, tha ai,transmeton Lapsi.al