Klose nuk do të largohet nga Lazio NULL NULL 01.06.2015 16:59 01.06.2015 16:59 Sulmuesi gjerman Miroslav Klose nuk do të largohet nga skuadra e Lazios, të paktën në merkaton e verës. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare. “Miroslav Klose do të qëndrojë me ne, pasi ai nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar. Po ashtu ai ka edhe një tjetër vit kontratë më klubin”, ka deklaruar Tare. Skuadra e Lazios pas fitores në ndeshjen e fundit edhe zyrtarisht e ka siguruar një vend që e dërgon në Champion League. Ndërsa përvoja e madhe që ka në të gjitha garat ndërkombëtare do të jetë e mirëseardhur për Lazion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.