Klopp vitin e kaluar: Ku është finalja vitin e ardhshëm? Stamboll? Rezervoni hotelin NULL NULL 21.02.2023 23:22 21.02.2023 23:22 Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas finales së humbur në Ligën e Kampionëve në vitin e kaluar, pati deklaruar që tifozët të bëhen gati për të rezervuar hotelet në Stamboll, për finalen e këtij viti në Ligën e Kampionëve. Por duket se kjo deklaratë do bie shumë shpejt poshtë, pasi Liverpooli pësoi një humbje të thellë sot, nga Real Madridi, me rezultat 5-2, dhe do ta ketë shumë të vështirë rikthimin, pasi i duhen tre gola vetëm për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. “Ku është finalja vitin e ardhshëm? Stamboll? Rezervoni hotelin”, pati thënë Klopp. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 15 mars në “Santiago Bernabeu”.