Lajmet e fundit

Jurgen Klopp ka komentuar situatën rreth akuzave me të cilat përballet Manchester City, duke theksuar se pret të shohë se cili do të jetë vendimi përfundimtar.
“Unë vetëm mund të pres dhe të shoh. Kam shumë respekt për Guardiolën dhe stilin e futbollit të Manchester Cityt. Ata kanë luajtur në mënyrë fantastike dhe kanë qenë një kundërshtar i nivelit të lartë për ne”, është shprehur Klopp, raporton Klankosova.tv.
Sa i përket sanksioneve të mundshme ndaj klubit anglez, ish-trajneri i Liverpoolit u shpreh: “Nëse do të ketë ndonjë sanksion, unë nuk kam asnjë lidhje me të. Do të pres dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë”.