Klopp në vend të Ancelottit? NULL NULL 14.05.2015 18:42 14.05.2015 18:42 Pas eliminimit nga Champions League dhe dështimi për të fituar një trofe nga Real Madridi mund të sjell ndryshime në krye të shtabit teknik në ketë skuadër. Sipas raportimeve të medieve në Spanjë, pritet që trajneri italian Carlo Ancelotti të shkarkohet nga detyra e trajnerit dhe në vend të tij të emërohet trajneri gjerman Jurgen Klopp. Ky i fundit ka treguar se zyrtarisht largohet në fund të këtij edicioni nga Borussia Dortmund. Për gjermanin Klopp me herët interesim ka shfaqur edhe Bayern Munchen, Manchester City dhe Milani. Ndryshe kontrata e Carlo Ancelottit më Realin është deri vitin tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 5 orë më parë