Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klopp: Ndeshja me United vlen më shumë se tri pikë

NULL NULL
04.03.2023 14:01
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se ndeshjet me Manchester United i sheh si ‘derbi’, në prag të ballafaqimit të tyre të dytë në këtë sezon.

Përpara takimit të së dielës mes dy palëve, Klopp këmbënguli se ai nuk kishte asnjë iluzion se sa e rëndësishme është fitorja ndaj United për Liverpoolin.

“Është derbi për mua, të jem i sinqertë. Është një ndeshje masive dhe me kalimin e viteve ka qenë gjithmonë lojëra të vështira dhe atmosfera të shkëlqyera në të dy stadiumet. Unë e respektoj atë që ata po bëjnë kështu që është një lojë e madhe”, tha Klopp.

“Mendoj se për të dyja skuadrat vlen më shumë se tri pikë, vetëm sepse e di që United janë ende 100% në luftën për të fituar ligën, padyshim – të gjithë ndoshta e dinë këtë”, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.