Klinika Emergjente dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët (FOTO) NULL NULL 19.09.2019 13:26 19.09.2019 13:26 Klinika Emergjente e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR, ka mbajtur ushtrim fushor për reagim në situata emergjente. QKUK njofton se gjatë ushtrimit është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla. “KFOR, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente. U premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë me helikopter për sjellë të lënduarit”, bën me dije kjo klinikë. Testimet e tilla do të vazhdojnë edhe nesër nga ora 9:30 deri në 12:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 50 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë