Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë NULL NULL 22.05.2020 12:38 22.05.2020 12:38 Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër situatës së krijuar me Covid-19, ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer. Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët, njofton Klan Kosova. Nga raporti njoftohet se prej tyre janë ofruar 4 mijë e 500 shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze. “Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150”. “Po ashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë. Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 6 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 45 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë