Klinë:Tetë armët e konfiskuara kishin destinacion Gjermaninë NULL NULL 04.10.2023 15:38 04.10.2023 15:38 Klankosova.tv ka raportuar më herët se tetë revole ishin konfiskuar në Klinë. Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur detaje të reja. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se armët kishin destinacion shtetin gjerman. Dy persona kanë përfunduar në pranga. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Me të hapur çantën pronari i agjensionit e ka vërejtur se aty kishte një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë përcjell Klankosova.tv Krejt çka gjeti dhe konfiskoi policia: Tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm Tetë karikator të armëve Zoraki Njëmbëdhjetë fishekë kal: 7.65mm dhe Dhjetë fishekë 6.35mm Policia sekuestron tetë revole në Klinë Armët Klinë, Photo Credits: Policia e Kosovës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 5 orë më parë