Klinë: Kishte rrëmbyer dhe rrahur një femër, arrestohet nga policia NULL NULL 25.01.2021 10:00 25.01.2021 10:00 Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Klinë. Ai dyshohet se të shtunën me datë 23 janar e kishte rrëmbyer një femër dhe e kishte rrahur. Viktima ka arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici, njofton raporti 24 orësh përcjell Klan Kosova. RRËMBIM Klinë 23.01.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër kosovare ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024