Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klinaku: SBAShK dhe qeveria ta marrin seriozisht kërkesën e myftiut Tërnava (VIDEO)

NULL NULL
27.09.2022 18:38

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështet kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.

Teologu Abdullah Klinaku ka thënë se Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë si dhe Qeveria e Kosovës duhet ta marrin seriozisht kërkesën e myftiut Tërnava.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se BIK-u e ka pasur detyrim që të reagojë në këtë formë.

“BIK-u e ka pasur për detyrim të reagojë në këtë formë dhe ta nxitë sa më shumë këtë dialog, i cili është ngurtësuar ndërmjet SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Konsideroj se të gjitha këto institucione duhet ta vlerësojnë reagimin e qytetarëve, në këtë rast edhe të BIK-ut, që përfaqëson rreth 96 për qind të qytetarëve të këtij vendi në kuptimin fetar”.

“Besoj se duhet ta marrin parasysh dhe të gjejnë zgjidhje sa më shpejt dhe të ndërpritet kjo barrikadë, e cila ka ndodhur midis institucioneve”.

Për t’u informuar më shumë rreth qëndrimeve të myftiut Tërnava në lidhje me grevën, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Tërnava (BIK): Mbështesim kërkesat e mësimdhënësve, por greva duhet të ndërpritet sot (VIDEO) – Klan Kosova

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.