Klinaku: Pa prezencën e policisë së Kosovës, nuk ia japim prokurorit të Speciales materialet që sot i kemi pranuar

Klinaku: Pa prezencën e policisë së Kosovës, nuk ia japim prokurorit të Speciales materialet që sot i kemi pranuar

2 javë më parë

Faton Klinaku, sekretar i OVL-UÇK-së, ka thënë që pakon me materiale të cilat pretendohet se janë dokumente të Gjykatës Speciale, nuk do ua dorëzojnë hetuesve të kësaj gjykate, nëse ata i kërkojnë, pa qenë prezente edhe Policia e Kosovës.

“Më kanë telefonuar hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe i kam thënë që në ora 9:00 hapet zyra. Disa dosje i kanë marrë mediat dhe disa të tjera kanë mbetur aty, pasi nuk po na duhen. I kam thënë që mund t’i merrni por jo pa Policinë. Me këtë rast, e ftoj policinë dhe organet e rendit që të vijnë atje”.

Klinaku në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që këto dosje u shërbejnë atyre për të diskredituar Gjykatën Speciale të cilës sipas tyre, i ka skaduar afati.

“Ne nuk kemi informata se kush mund të jenë këta persona. Neve po na interesojnë këto dosje që po i sjellin. Ne publikisht kemi thënë dhe prap nëse na sjellin dosje do t’i publikojmë në media. Nuk i besojmë as drejtësisë ndërkombëtare, por kohëve të fundit s;po i besojmë as drejtësisë vendore”.

“Thuhet që personi që i ka lënë ato dosje, do të sjellë prap të tjera. As që do të tentoj që ta ndaloj, kush do le t’i ndalojë, e ka përgjegjësinë shteti për këto punë”, ka thënë Klinaku.