Klinaku: Nuk marrim pjesë në protestën e nesërme, pasi Trendafilova anuloi vizitën NULL NULL 20.09.2022 20:16 20.09.2022 20:16 Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se është anuluar protesta në Gjilan, pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova anuloi vizitën. “Gjithë ju që e keni konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme në Gjilan, ju njoftoj se kryetarja e Pseudogjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar ardhjen për shkak të protestës”, ka shkruar Klinaku. “Prandaj, nuk marrim pjesë në protestën e nesërme, për shkak të anulimit të saj. Ju falënderojmë për gatishmërinë!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë