Klinaku nga OVL: Nëse s’merremi vesh, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë NULL NULL 29.06.2022 23:23 29.06.2022 23:23 Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se nëse nuk do të ketë pajtueshmëri me qeverinë lidhur me kërkesën që pagesa për ta të rritet krahas pagës minimale, kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit. Sipas tij, kërkesat për dorëheqjen e një ministri do të ishin amnisti për kryeministrin Albin Kurti. “Nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri”, është shprehur Klinaku, transmeton KlanKosova.tv. “Po ashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth Ligjit për Veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi ynë nuk lëkundet: ‘Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë’”.