Klinaku: Me ndryshimin e ligjit për Specialen kërkojmë të gjykohen të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë (VIDEO)

Klinaku: Me ndryshimin e ligjit për Specialen kërkojmë të gjykohen të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë (VIDEO)

2 muaj më parë

Sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se me dorëzimin e kërkesës së sotme në Kuvendin e Kosovës kërkojnë amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Me plotësim-ndryshimin e ligjit kërkojmë që të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë të gjykohen. Shumicën absolute të krimeve që i ka shkaktuar Serbia pushtuese nuk i ka gjykuar askush”, ka thënë Klinaku, njofton Klan Kosova.

“Gjykata Speciale e tillë çfarë është, është e papranueshme dhe nuk pajtohemi që të ketë gjykatë që gjykon vetëm njërën palë. Për ne është me rëndësi që të gjykohen të gjitha krimet që kanë ndodh në Kosovë”.

“Nuk ka askund në botë që të gjykohet një palë ndërsa  në luftë kanë qenë dy palë ndërluftuese. S’ka pasë nevojë që të krijohet Gjykatë Speciale, por një gjykatë vendore të merrej me krimet”.

Klinaku në Info Magazine është shprehur se ambasadat e huaja nuk duhet të dalin kundër kërkesës së tyre.