Klasikët dhe Lana Del Ray - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klasikët dhe Lana Del Ray

NULL NULL
01/10/2015

Ti mund të lexosh Scott Fitzgerald apo Viktor Hygo teksa hapësira e dhomës tënde është e mbushur me tingujt e Maurice Ravel. Duket sikur pianoja shoqëron mendimet e Fitzgerald nga një faqe në tjetrën, dhe kjo nuk ndodh se ata janë të dy francezë.

Nën këtë muzikë ti mund të humbasësh në “Shtëpinë e shpirtrave” të Gogolit, teksa ndjek “Lolitën” e Nabokovit apo teksa trishtohesh nga fati i një gruaje ruse si Ana Karenina e Tolstoit. George Eliot, Jane Austin, Çehov, Dostojevski mund të ndihen po aq lehtë nën piano.

Ashtu si Homeri apo Platoni, ata nuk mund t’i lexosh teksa në sfond dëgjon Lana Del Ray.

Një nga pyetjet që shtrohet shpesh në biseda apo revista letrare sot është fati i klasikëve … Si mund të endesh me javë në faqet e Balzakut, ndërkohë që jeta jote nuk u ngjason më viteve 1800?

Dukesha Dë Lonzhe mund të mësojë se ka gjithnjë një formë për të hequr trishtimin për një burrë, duke e hedhur vështrimin te një tjetër, por fustanet e saj të gjata nuk mund t’i veshësh dot sot në zyrë.

Dinjiteti i Ariadnës së Çehovit mund të duket si një kohë e humbur, në vite si këto të sotmet, ku dashuria është shpërndarë në qiell si një eter. Në asnjë libër të letërsisë së sotme bashkëkohore nuk mund ta gjesh Ariadnën, këtë grua kaq të ndjeshme që e izolon veten për një burrë.

A mund ta imagjinojmë sot John Fanten, që teksa pi skoç në një bar, mendon se si mund të kishte shkuar marrëdhënia e tij me Kamilën, nëse nuk do ta kishte shkruar “Pyes pluhurin”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/01/klasiket-dhe-lana-del-ray/