22:48, 8 Maj 2020

Mitrovica sonte është shoqëruar me tingujt e grupit muzikor të këtij qyteti, TNT.

Në vazhdën e koncerteve të organizuara nga Klan Kosova, sonte ishte radha e vendit të minatorëve, nën moton TNT- I ëmbli atdhe.

Në stadiumin “Adem Jashari”, pa praninë e publikut, grupi prej katër anëtarësh argëtoi shikuesit e Klan Kosovës, të cilët e ndoqën live si në ekran, ashtu edhe me anë të faqes së Facebook-ut.

Ashtu siç kishte ndodhur edhe me Prishtinën e Pejën, teksa grupi performonte, në ekran shfaqeshin pamjet e rrugëve pothuajse të zbrazëta të Mitrovicës, gjë që shtonte më shumë emocione tek shikuesit, marrë parasysh se ende ndodhemi në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë.

TNT NGA MITROVICA – I ËMBLI ATDHE

LIVE: TNT – I ËMBLI ATDHE

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 8 mai 2020

Konkurs Pune

Lexo më shumë