20:36, 29 Mars 2020

Klan Kosova nga nesër fillon me skemë të re programore. Programe të reja do ta pasurojnë 24 orëshin në kanalin numër një në vend.

Seriali fenomen i ekraneve turke “Doktori i Mrekullive” nis transmetimin nga e hëna në të premten në orën 19:00.

Por, kjo nuk është e vetmja risi që mediumi më i madh në vend ka përgatitur për shikuesit, nga java në vijim.

Desku informativ çdo ditë punë do realizoj “Edicionin special” nga ora 23:00, për më të rejat nga gjendja e pandemisë me virusin COVID-19, situata politike në vend dhe zhvillimet ndërkombëtare.

E termini i orës 20:45 të martën, të mërkurën dhe të enjten është i rezervuar për debatin në “Rubikonin”e Adriatik Kelmendit.

Me skemën e re programore që do të fillojë nga e hëna, ndryshime do të ketë edhe në terminet e emisioneve të deritanishme.

Kronikë e gazetares Qendresa Tershana.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë