Klan Kosova siguron pamje të armëve të konfiskuara sot në veri NULL NULL 30.11.2024 17:52 30.11.2024 17:52 Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut. Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit. Lidhur me këtë rast deri më tani tetë persona janë të arrestuar si të dyshuar lidhur me këtë rast. Po ashtu gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar armë, pajisje ushtarake, si dhe prova tjera materiale lidhur me rastin. Klan Kosova, konkretisht gazetari Besnik Tahiri, ka siguruar pamje nga Kampi i Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Shipol të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Klankosova.tv Aty detaje rreth bastisjeve po japin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 20 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 37 minuta më parë