Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klan Kosova shpall vende të lira pune për Prezantuese të Motit

NULL NULL
28.07.2024 14:45

TV “Klan Kosova”, shpall:

K O N K U R S
për plotësimin e vendeve të lira të punës, si vijon:
Prezantuese e rubrikës së motit – 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Prezantimi i motit në emisionin “Ora 7” dhe në të gjitha edicionet e tjera të lajmeve
  • Të ketë çasje kreative gjatë prezantimit të motit
  • Të informohet vazhdimisht me të dhëna të detajuara për motin
  • Të gjej informata interesante për t’i prezentuar në rubrikën e motit
  • Të ketë iniciativa për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
  • Të ketë aftësi të mira prezantimi dhe komunikimi
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (njohja edhe e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi)
  • Të jetë fleksibile dhe e gatshme për t’u përshtatur me nevojat dhe kërkesat brenda
    televizionit

Kandidatet e interesuara të cilat aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
– CV-në
– Dëshmi të përgatitjes universitare ose të përgatitjes profesionale
– Letër motivuese
– Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)

Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në: hr@klankosova.tv

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më 29.07.2024, në orën 16:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.