11:15, 14 Shkurt 2020

Në Valletta të Maltës të enjten është mbajtur forumi për vitin 2020 nga kompania shumëkombëshe e konglomeratit, Samsung Group.

Në këtë forum në fokus të të cilës ishte e ardhmja e teknologjisë së televizorëve përmes Frame TV është prezantuar modeli i ri i telefonit të mençur Samsung Galaxy S20 Ultra.

Atje përpos njohësve të teknologjisë nga mbarë Evropa, ka marrë pjesë edhe Klan Kosova me shefin i departamentit të IT-së, Liridon Bahtijarin.

Përveç telefonave të mençur, aty janë prezantuar edhe televizorë të modelit të ri, pajisje për zërim (duke përfshirë flagship Q950TS QLED 8K TV) dhe të tjera pajisje të teknologjisë më të avancuar.

“Ne jemi në një epokë të ekranit inteligjent; ky vit do të sjellë edhe më shumë kërkesa për presonalizimin e televizorëve”, ka thënë shefi i TV pajisjeve, Nathan Sheffield.

“Formacioni ynë i televizorëve për vitin 2020 është më i fortë, më i zgjuar dhe më gjithëpërfshirës, duke ushqyer një shumëllojshmëri të mënyrës së jetesës”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë