Klan Kosova informon nga Shkupi për protestën e sotme NULL NULL 17.05.2015 11:15 17.05.2015 11:15 Partitë shqiptare kanë qenë të heshtura për protestën e sotme. Nuk i kanë ftuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrje, por gjithashtu nuk kërkuar prej tyre që të mos marrin pjesë në të. Ekipi i Klan Kosovës – gazetari Kushtrim Sadiku dhe kameramani Bujar Ferizi – do të jetë edhe sot në vendin e ngjarjes më të rëndësishme në Ballkan për t’iu informuar minutë pas minute për të gjitha ngjarjet në klankosova.tv. Protesta e sotme antiqeveritare vjen pas konfliktit të armatosur në Kumanovë dhe është e para pas 33 “bombave” të opozitës – telefonatave të përgjuara që zbulojnë afera të shumta korruptive dhe veprime jodemokratike të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiakë dhe qeveritarë. Partitë shqiptare kanë qenë të heshtura për protestën e sotme. Nuk i kanë ftuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrje, por gjithashtu nuk kërkuar prej tyre që të mos marrin pjesë në të. Vetëm një grup intelektualësh shqiptarë ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë. Protesta nis në orën 13:00 para Gjykatës Themelore, vazhdon në orën 14:00, para ndërtesës së Qeverisë, dhe përfundon në orën 18:00 te Vendi i Vjetër. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 14 minuta më parë