Kjo ishte njohja e fundit për Kosovën para Bangladeshit NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Para se autoritetet në Bangladesh ta njihnin pavarësinë e Kosovës, Singapori ishte shteti i 113-të që e kishte pranuar shtetësinë e saj. Me 1 dhjetor të vitit të kaluar, pothuajse para fix tre muajsh, Singapori u bë shteti i 113-të që e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Duke qenë se Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe nga GDP për kokë banori është vendi i 3-të në botë, njohja e këtij vendi aziatik është tejet e rëndësishme për Kosovën, transmeton Klan Kosova. Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojnë online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot. Me Bangladeshi, Kosova ka 114-të njohje ndërkombëtare.