Kjo foshnje lindi në tualetin e aeroplanit NULL NULL 19.05.2022 06:55 19.05.2022 06:55 Frontier Airlines ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se një pasagjere në një fluturim të nisur për në Florida, lindi fëmijën me ndihmën e një stjuardeseje. Linja ajrore tha në një postim në Facebook se fluturimi ishte rrugës për në Orlando, kur një pasagjere nisi të lindte foshnjën. Kapiteni Chris Nye bëri marrëveshje që avioni të devijohej në Pensacola, ndërsa stjuardesa Diana Giraldo e ndihmoi gruan të lindte në tualetin e pasmë të avionit, transmeton Klankosova.tv. “I gjithë ekuipazhi bëri vërtet një punë të shkëlqyeshme. I transferova kontrollet dhe detyrat e fluturimit tek oficeri im i parë ndërsa koordinoja diversionin”, tha Nye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 35 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 46 minuta më parë