Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është vlera e kombëtares së Shqipërisë

NULL NULL
13.06.2024 08:48
shqiperia plis gjermani

Kombëtarja e Shqipërisë më 15 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Faqja e njohur “Transfermarkt” i ka publikuar të dhënat lidhur me “kuqezinjtë”.

Po ashtu është bërë e ditur edhe vlera e futbollistëve.

Shqipëria ka një vlerë prej 111.60 milionë eurosh.

Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja, me 22 milionë euro.

I dyti pas tij renditet Kristian Asllani, me 18 milionë euro, Ernest Muçi, me 13 milionë euro.

Në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë është edhe kapiteni, Berat Gjimshiti, me 10 milionë euro.

Skuadra e Sylvinhos, gjendet në grupin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Italia, Spanja dhe Kroacia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.