Kjo është lista e plotë e kombëtares për ndeshjet e tetorit, mungon Muriqi NULL NULL 04.10.2024 17:00 04.10.2024 17:00 Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve për ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. Vëmendja më e madhe tek emrat e përzgjedhur nga trajneri Franco Foda iu dha portierit Arijanet Muric, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijës, të cilët sipas FFK-së, përmes një letre kanë kërkuar falje për ngjarjen e fundit, nga ku u përjashtuan nga grumbullimi. Foda i ka ftuar si portier Amir Saipin, Visa Bekajn, Arijanet Muricin, teksa si mbrojtës janë Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Leart Paqarada, Donat Rrudhani dhe Andi Hoti. Ndërsa, mesfushën dhe sulmin, Foda ua ka besuar Valon Berishës, Elvis Rexhbeçajt, Lindon Emerllahut, Florent Muslijës, Ermal Krasniqit, Emir Sahiti, Milot Rashicës, Edon Zhegrovës, Albion Rrahmanit, Fisnik Asllani, Eliot Bujupit dhe Astrit Selmanit. Foda nuk ka mundur të llogarisë në sulmuesin Vedat Muriqi, i cili është lënduar dhe do të mungojë për 6 javë. Mw 12 tetor, Kosova do tw luaj kundër Lituanisw, ndwrsa mw 15 tetor, nw “Fadil Vokrri”, “Dardanwt” e presin Qipron. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.