16:00, 11 Shtator 2019

Për ndeshjen midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi speciale për ta shfaqur në stadiumin “St Mary’s”.

Mirëpo fatkeqësisht kjo koreografi nuk është lejuar të futet brenda në stadium për shkaqe politike, njofton Klan Kosova.

“Ne do ta vendosim Lulëkuqen tuaj me krenari, por ne kemi ardhur këtu për t’i fituar tre pikë”, shkruan në banerin e Dardanëve.

Shpjegim: Lulëkuqja është simbol ndërkombëtar për ta kujtuar Luftën e Parë Botërore.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë