Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është koha e duhur për seks gjatë verës, sipas seksologut Fejza

NULL NULL
19.06.2025 17:21

Gjatë muajve të verës, shumë njerëz përjetojnë ndryshime në dëshirën seksuale. Temperaturat e larta, lodhja fizike, djersitja e shtuar, mungesa e gjumit dhe luhatjet hormonale mund të ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si trupi dhe mendja reagojnë ndaj intimitetit.

Pikërisht për shkak të këtyre faktorëve, seksologu i njohur, Hajrullah Fejza sugjeron që edhe intimiteti të ketë një orar të përshtatshëm, duke marrë parasysh ritmin natyror të trupit dhe kushtet mjedisore.

“Në këto dite të nxehta aktiviteti seksual duhet të përshtatet kushteve dhe rrethanave. Preferohet në mëngjes apo mbrëmje kur është më freskët. Përdorimi i ajrit të kondicionuar ose ventilatorëve si dhe hidratimi i mirë me shumë lëngje dhe dieta të lehta. Një dush i freskët para ose pas aktit seksual, preferohet për t’i dhënë trupit ndjesinë e freskisë dhe relaksim”, ka thënë Fejza në një intervistë për Klankosova.tv.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

Seksi në det e pishina dhe orari i përshtatshëm gjatë verës, seksologu kosovar i thotë të gjitha

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.