Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është historia e ngjarjes së rëndë në Mitrovicë nga e cila mori emërtimin “Ura e Gjakut” (VIDEO)

NULL NULL
22.09.2023 20:25
Sadri Ferati - Ura e Gjakut

Në Shipol të Mitrovicës prej vitesh përmendet një ngjarje e rëndë që edhe sot indentifikohet si “Ura e Gjakut”, për të cilën veprimtari i kësaj komune Sadri Ferati në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova shpalosi detaje duke treguar historikun e emërtimit të këtij vendi.

Ai tha se fatkeqësisht Mitrovica edhe para dekadës 1989-1999, të gjitha rezistencat i ka shënuar me vuajtje e me gjak, njëjtë si historia e ‘Urës së Gjakut’, e si shumë histori të tjera.

“Bëhet fjalë për protestat në mbrojtje të Kushtetutes, protestat e të rinjve në mbrojtje të Kushtetutës, ngaqë shihej se Serbia po e atakonte Kushtetutën e asaj që ishte atëherë krahina autonome e Kosovës. Të rinjtë këtu kur protestonin i nënshtroheshin plumbave. Pati shumë të tjerë që ngritën gishtat, që simbolizonin rënien e autonomisë. Pikërisht një prej djemëve të rinj, në protestë e sipër, afër stacionit të autobusëve, në drejtim të Shipolit, në një urë duke protestuar goditet nga armët e policisë serbe, dhe vdes. Ai gjak i derdhur, pastaj vlerësohet e shpërblehet”, u shpreh veprimtari Ferati.

Rrëfimin e kësaj ngjarje Ferati e vazhdon duke treguar se kush propozoi dhe vendosi që si simbol i gjakut të këtij protestuesi shqiptar të emërohej ai vend si ‘Ura e Gjakut’, rrëfim ky detajet e të cilit mund t’i dëgjoni në videon në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.