Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit të Hungarisë që u lëndua në lojën me Skocinë NULL NULL 23.06.2024 23:58 23.06.2024 23:58 Momenti kur largohet lojtari hungarez Barnabas Varga me barelë pas një lëndimi kundër Skocisë në Euro 2024. Foto: Reuters Lojtari hungarez Barnabas Varga është në gjendje stabile shëndetësore në spital pasi u largua me barelë nga fusha në ndeshjen kundër Skocisë në Euro 2024. Sulmuesi hungarez u rrëzua në pjesën e dytë pas një përplasjeje të dukshme me portierin skocez Angus Gunn. Loja u ndal në minutën e 70-të për disa minuta. Hungaria e fitoi në fund sfidën me Skocinë, me golin e Kevin Csoboth. Ai shënoi në minutën e 101-të, duke ia dhënë Hungarisë tre pikët e para në “EURO 2024”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.