Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë NULL NULL 02.08.2020 14:55 02.08.2020 14:55 Në spitalin e Vushtrrisë janë aktualisht të shtrirë 37 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga ky numër, 27 janë me oksigjeno-terapi, tre janë të intubuar në respirator [në mesin e këtyre treve është edhe një 40 vjeçar]. Këto informata i bëri të ditura për Klan Kosova, koordinatori i spitalit Bujar Pllana. Ai ka shtuar se nga stafi infermierik janë aktualisht gjashtë të infektuar dhe një punëtor teknik. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.