Kjo është darka Thaçi-Grenell të cilën e përmendi Kurti (VIDEO)

Kjo është darka Thaçi-Grenell të cilën e përmendi Kurti (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmendi të enjten një darkë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit pati me emisarin e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell rreth një vit më parë.

Këtë darkë, kreu i Vetëvendosjes, e riktheu në vëmendje gjersa po bënte homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova me ç`rast edhe komentoi vendimin e KGJK-së përmes së cilit nuk do t`i lejohet të garojë si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar, ajo është lista jonë. Para një vitit ka qenë në Kosovë, Grenelli për një darkë me ish-Presidentin por ai është vit i kaluar. Mendoj që Institucionet e shtetit duhet të apdejtohen në rrethana të reja kur jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje”

Grenell, problemi zgjidhet me krijimin e vendeve të punës (VIDEO)