Kjo është arsyeja pse Ronaldo festoi në stilin e Paulo Dybalas NULL NULL 12.02.2019 09:32 12.02.2019 09:32 Shënoi gol të bukur me kokë dhe festoi si Dybala, Ronaldo është sensibilizuar me shokun e tij të skuadrës. Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje – mori pjesë të goli i parë, shënoi personalisht të dytin dhe asistoi për atë të tretin. Në momentin kur shënoi golin e dytë ai festoi në stilin e shokut të tij të skuadrës, Paulo Dybala, në shenj solidarizimi për situatën e vështirë që po kalon te “Zonja e Vjetër”, por edhe duke i dhënë sinjale Allegrit se dëshiron të luajë me 25-vjeçarin. Ish-sulmuesi i Lazios, Paolo Di Canio, për “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos, sfidë të cilën e fitoi Juventusi 3-0. “Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur”, u shpreh Di Canio, shkruan albeu.com “Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”. “Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë”. “Lind pikërisht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.