11:54, 28 Qershor 2020

Kitaristi i njohur kosovar, Valon Gashi, i cili është edhe pjesëtar i bendit të njohur “Elita 5” ka bashkëbiseduar me kitaristin e njohur amerikan, Steve Vai.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi virtual Gashi e Vai treguan më shumë rreth profesionit të tyre, njofton Klan Kosova

Gashi pos entuziazmit për të bashkëbiseduar me një kitarist si Vai, i tregoi edhe aftësitë e tij me kitarë teksa Vai mbeti i mahnitur nga mënyra si luajti kosovari.

“Nuk e di se sa shumë mund të të tregoj unë, por ti luan shkëlqyeshëm dhe shumë mirë”, tha Vai.

Teksa Gashi i tregoi këngën e tij të parë Vai gjeti pak nga energjia e tij në të.

Kitaristi i famshëm amerikan luajti disa nga meloditë e tij më të mira për Valon Gashin, i cili iu bashkangjitë duke krijuar një melodi të shkëlqyre së bashku.

Më poshtë mund të gjeni bashkëbisedimin e plotë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë