Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kismet kam me ik jashtë se këtu nuk ka jetë” (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2024 20:15
qendra e regjistrimit
Qendra e Regjistrimit Civil në Fushë-Kosovë. Foto: Klankosova.tv

Liberalizimi i vizave për Kosovën theu barrierat e të jetuarit në geto.

Dhe duket se do të thyej edhe getot e tjera brenda Kosovës, ku komunitetet joshumicë jetojnë në kushte jo të mira.

Pas liberalizimit të vizave, qindra prej tyre i gjen para qendrave për pajisje me dokumente, përmes së cilave do t’u mundësohet ikja nga Kosova.

Kjo dukuri që mori dhenë pas lejes për lëvizje të lirë në shtetet evropiane për Kosovën, më së shumti vërehet në komunën e Fushë-Kosovës, qytet ky që njihet për numrin e madh të qytetarëve që i takojnë komuniteteve romë, ashkali e egjiptian, raporton Kiks Kosova.

E i riu Samir Bajrami ka treguar se ka mbetur pa punë tash e një muaj.

Ai thotë se s’ka lënë vend pa kërkuar një vend tjetër pune, por paga sipas tij s’po arrin t’ua mbulojë as shpenzimet elementare.

Prandaj, ai dëshiron që sa më shpejt ta marrë pasaportën e të ikë nga Kosova.

Samiri është i vetëdijshëm se përmes pasaportës së Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë të punojë, megjithatë e sheh si mundësi për të lidhur kontakte që dikush atje t’i ofrojë një vizë pune.

Njëjtë si Samiri ka edhe shumë të tjerë.

E pritjet e gjata para këtij institucioni në këto ditë të nxehta pranvere, thonë se i kanë mërzitur shumë.

Pavarësisht pritjeve të gjata e të lodhshme, ata thonë se e rëndësishme është të ikin nga Kosova, të paktën për të shëtitur.

Madje thonë se kanë kërkuar që edhe pasaporta t’ju bëhet përmes procedurës së shpejtë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.