Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kisha Ortodokse Serbe me libër mbi Kosovën dhe Metohinë

NULL NULL
09.05.2015 17:01
Të dielën në Londër rikthehet terminologjia “Kosovo and Metohija”.

Libri që do të promovohet  me datë 10 maj në Londër përmban analizë mbi trashëgiminë kristiane në territorin e Kosovës, gjithmonë me referencë Kosovë e Metohi.

Libri përmban monumente, manastire, kisha, afreska, ikona dhe artefakte tjera të trashëgimisë ortodokse.

Në hyrjen e librit shkruhet se Kishës Ortodokse Serbe e krijuar në territorin e Kosovës dhe Metohisë është një kulturë materiale dhe shpirtërore pasi ka ruajtuar këto monumente me vite e vite.

Libri ka disa autorë, ndërsa mes tyre janë edhe pjesëtarët e Manastirit të Deçanit, ata nga Diokleia dhe Peshkopi Maksim nga Dioqeza Amerikane Perëndimore.

Për librin ka folur edhe  Sava Janjiç nga Manastiri i Deçanit, që njihet për  deklaratën e famshme se Kosova është Jerusalemi serb.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.